Krishtlindje në det!
Një ngjarje jo e zakontë teksa mëson se këto brigje nuk i përkasin Australisë, por bregdetit të Vlorës.
Sërisht vlonjatët që kanë sfiduar temperaturat e ulëta të stinës, duke zgjedhur të kalojnë disa orë pranë detit, e madje duke u kredhur në ujë.
Kjo vajzë, e cila prej vitesh jeton jashtë vendit, është rikthyer këtë fund Dhjetori për të kaluar festat pranë familjes. Dashuria për detin ka mbetur e njëjtë.
Notarja:
“Duhet të futem në det, është dashuria ime.”
Edhe pse pjesa me e madhe e qytetarëve vlonjatë kanë preferuar ta festojnë 25 Dhjetorin në shtëpitë e tyre apo restorante, deti mbetet kurdoherë një zgjedhje e dashur prej tyre.
Tv Klan