E zë korrenti, humb jetën një 35-vjeçar

Foto ilustruese

E zë korrenti, humb jetën një 35-vjeçar

17:53 26/12/2018

Një 35-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Fier, pasi e zuri korrenti. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 të Rroskovecit. Viktima (me iniciale G.D) ishte punonjës i një firme kabllore dhe ra nga shtylla, duke gjetur vdekjen.

Dyshimet paraprake të policisë janë se gjatë kohës që punonte, 35-vjeçari ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike. Megjithatë për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e saj.

/tvklan.al






Të ngjashme