Gjumi i tepërt, rrezik për jetën


Gjumi i tepërt, rrezik për jetën

15:20 27/12/2018

Sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është gjashtë deri në tetë orë në natë. Te fjeturit më shumë se kaq është e lidhur me një rrezik në rritje të vdekjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Keshtu thotë një studim i botuar të mërkurën në Journal European Heart.

Duke analizuar të dhënat nga 21 vende, në shtatë rajone të ndryshme, për mbi 7 vjet me radhë, ekipi hulumtues zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se kufiri i sipërm i rekomanduar prej tetë orësh rriti rrezikun e problemeve kardiovaskulare, si infarkti, apo edhe vdekjen deri në masen 41 %.

“Gjumi gjatë ditës rrit rreziqet kardiovaskulare tek ata që flenë më shumë se 6 orë gjatë natës, por jo tek ata që flenë më pak se 6 orë dhe që u duhet të kompensojnë orët e munguara”.  

Studimi tregoi se tek ata që fjetën më pak se 6 orë, rreziqet u rritën me 9 %, krahasuar me njerëzit që flinin nga gjashtë deri në tetë orë. Në vitin 2014, 35.2% e të rriturve amerikanë raportuan se nuk po flinin sa duhet apo më pak se shtatë orë në natë.

Për çdo 1.000 njerëz që flinin gjashtë deri në tetë orë në natë, 7.8 përqind shfaqen sëmundje kardiovaskulare ose vdiqën çdo vit. Kjo shifër u rrit në 9.4% për njerëzit me më pak se 6 orë.

Profesorë të mjekësisë thonë se mungesa e gjumit është “patjetër e lidhur me një rrezik në rritje të vdekjes”. Studimi tregon gjithashtu se gratë që zakonisht zgjohen herët në mëngjes, kanë rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.

Tv Klan

 






Të ngjashme