Dekretohet Ushtria e Kosovës


Dekretohet Ushtria e Kosovës

09:20 28/12/2018

Hynë për të parën herë në zyrën e presidentit me statusin e ushtarakut. Është dita historike kur Ushtria e Kosovës nis funksionimin e saj, pasi Hashim Thaçi nënshkroi dekretin e ligjit për shndërrimin në ushtri të mirëfilltë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një falenderim të veçantë pati për aleatët ndërkombëtare që mbështetën këtë projekt.

Hashim Thaçi, President i Kosovës:

Dua të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA-në dhe shtetet tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizmit të Ushtrisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës miratoi në një seancë të veçantë më 14 dhjetor, ligjet për formimin e ushtrisë dhe krijimin e ministrisë së mbrojtjes.

Ushtria përbëhet nga 8 mijë trupa, ndër të cilët 3 mijë janë në rezervë. Buxheti për ushtrinë është 51 milionë Euro dhe parashikohet të shtohet çdo vit me nga 5 milionë.

Edhe pse Beogradi e sheh si kërcënim, krerët e shtetit kosovar kanë garantuar se qëllimi i vetëm i ushtrisë është garantimi i paqes dhe ndihma në misionet e emergjencave civile.

Tv Klan

 






Të ngjashme