Vodhi 10 milionë Lekë, kapet i riu


Vodhi 10 milionë Lekë, kapet i riu

13:13 30/12/2018

Policia zbardh një ngjarje të ndodhur në datën 08.09.2018, ndalon autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.

Në pranga ra shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje”./tvklan.al






Të ngjashme