Rindërtohet shtëpia e një familjeje në Postribë


Rindërtohet shtëpia e një familjeje në Postribë

15:33 30/12/2018

Dy muaj pasi pa nga afër gjendjen e mjerueshme në të cilën jetonte familja e Vullnet Shabanajt, kryeministri Edi Rama u rikthye në Postribë të Shkodrës për t’i dhuruar kryefamiljarit çelësat e banesës së re, të rindërtuar nga qeveria.

Viti i Ri do ta gjejë familjen e Vullnetit në një shtëpi të re, me hapësira dhe arredim komod, me ambjente të përshtatshme edhe për më të vegjlit, për të cilët kryeministri ishte kujdesur që të mos mungonin as dhuratat për festa.

Kryefamiljari, ashtu si dhe bashkëshortja e tij u shprehën mjaft të lumtur për këtë ndryshim rrënjësor në jetën e tyre dhe të 7 fëmijëve.

Prej më shumë se një viti qeveria u ka ardhur në ndihmë përmes rindërtimit të shtëpive shumë familjeve në vështirësi ekonomike.

Tv Klan






Të ngjashme