Gatishmëri e punonjësve të bashkisë natën e ndërrimit të viteve
Punonjësit e Bashkisë së kryeqytetit, duke filluar nga policia bashkiake, zjarrfikëset e deri tek ujësjellësi do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë natës së ndërrimit të viteve. Kreybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhej në drekën që shtroi për qendrat sociale për njerëzit në nevojë, ku tha se gatishmëria e punonjësve socialë do të jetë dhe për ata, jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve por gjatë gjithë vitit.
“
Garantoj se gjithë kolegët që merren me çështjet sociale do të jenë të pranishëm jo vetëm gjatë festave, por siç kemi qenë çdo ditë të vitit, 365 ditë.
”
Me rastin e Vitit të Ri 2019, gjatë mbrëmjes, Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në orën 24:00 do të ketë dhe një spektakël fishekzjarresh.
“
Ne do të presim vitin e ri sot në shesh, me fishekzjarre, me koncert, me muzikë dhe do të kënaqen patjetër edhe gjithë fëmijët.
”
Sipas materialit të sjellë nga zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë, kreu i saj Erion Veliaj ka zgjedhur që Vitin e Ri ta kalojë me punonjësit e pastrimit, pasi janë ata që sakrifikojnë më shumë për komunitetin me punën e tyre çdo fundviti.
Tv Klan