Kukësi nis fazën përgatitore
Kukësi mbërriti të premten në Turqi ku do të zhvilljë një fazë të shkurtër përgatitore. Ekipi i Armando Cungut do të stërvitet në Antalia për 12 ditë në pritje të nisjes së fazës së tretë të kampionatit.
Me grupin e lojtarëve ishin edhe afrimet e merkatos së Janarit Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj. Kukësi do të zhvillojë edhe dy miqësore. Më 9 Janar do të luajë ndaj skuadrës vendase Bashakshehir dhe më 11 Janar ndaj ekipit rus Rostov.
Tv Klan