Kukësi pret sfidën me Basaksehir


Kukësi pret sfidën me Basaksehir

17:35 07/01/2019

Kukësi po vijon me përgatitjet në Antalia, ku është i grumbulluar prej të premtes. Stërvitja është kthyer më intensive dhe afrimet e merkatos së Janarit po integrohen me grupin Eduart Rroca e Vasil Shkurtaj.

Nga skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka edhe largime. Klubi zyrtarizoi ndërprerjen e marrëveshjes me Donjet Shkodrën. Mesfushori kosovar i transferuar para një viti te verilindorët, ka pranuar ndërprerjen e kontratës në mënyrë konsensuale. Shkodra bëhet i katërti largim pas Herbas, Spehar dhe Zguros.

Kukësi do të luajë të mërkurën miqësoren e parë. Kundërshtari është Basaksehir, ekipi që kryeson kampionatin turk. Një provë e mirë kjo para rinisjes së sezonit, ndërsa është parashikuar edhe një test me ekipin rus Rostov.

Kukësi do të rinisë sezonin me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë më 23 Janar në Fier.

Tv Klan






Të ngjashme