PD sulmon Ramën për vilën në Surrel
Partia Demokratike i është rikthyer akuzave në adresë të kryeministrit Rama lidhur me pasurinë e deklaruar prej tij.
Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja e kësaj force politike akuzoi kreun e qeverisë se jeton mes luksit në një shtëpi në vlerën e 400 milionë Lekëve, ndaj nuk mendon për studentët.
Sipas opozitës, kryeministri për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse po përdor si mburojë bashkëshorten e tij. Demokratët thonë se kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.
Tv Klan