Reshjet e borës, Ministria e Mbrojtjes: Këto janë qytetet më problematike

Në foto: Shkodra sot

Reshjet e borës, Ministria e Mbrojtjes: Këto janë qytetet më problematike

10:52 09/01/2019

Moti i keq dhe reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes thotë se Emergjencat Civile janë në gadishmëri për çdo situatë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Qarqet më problematike janë Gjirokastra, Korça, Shkodra, Puka, Dibra dhe Kukësi. Reshjet e borës të rëna gjatë gjithë natës në këto qarqe kanë krijuar vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së shtuar të dëborës, ndërsa fshatrat e thella janë izoluar.

Akset nacionale janë kryesisht të hapura dhe qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Rrugor, Policine e shtetit, prefekturat dhe të gjitha institucionet. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile ka shkuar në Qafë-Thanë për të inspektuar punën që po bëhet nga autoritetet vendore për pastrimin e rrugëve.

/tvklan.al






Të ngjashme