
Rama: Rrobaqepësitë të shtojnë punëtorët
Rrobaqepësitë janë nga ato biznese që kanë përfituar nga ulja e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind, vendim i cili ka hyrë në fuqi nga 1 Janari.
Një sipërmarrëse e re, e cila ka shndërruar një rrobaqepësi të vogël të trashëguiar nga nëna e saj, në një sipërmarrje me xhiro vjetore mbi 80 milionë Lekë i tregoi kryeministrit efektet që ka dhënë ulja e tatimit.
“Ka qenë një vit suksesi. Por edhe ky vit, me uljen e fashës, do të jetë një vit edhe më i suksesshëm se i mëparshmi. Duke parë që ulja e fashës na e rrit mundësinë, mendoj që do shtoj edhe fuqinë e punës”.
Edi Rama:
Ky është qëllimi. Paguani tre herë më pak taksa dhe të rrisni fuqinë punëtore dhe pagat e tyre, sepse duhen rritur pagat.”
Kryeministri thekson se qëllimi i kësaj lehtësie fiskale është edhe rritja e investimeve, parashikim i cili është kthyer në objektiv nga sipërmarrësit.
“Na është dhënë mundësia këtë vit që të bëjmë dhe investime. Një prej këtyre investimeve është dhe makina e qëndisjeve”.
Tv Klan