Protestë në vendin e aksidentit të dyfishtë


Protestë në vendin e aksidentit të dyfishtë

15:35 13/01/2019

Banorë të Durrësit dolën në proteste paraditen e kësaj të diele në rrugën e ish-Kënetës, atje ku një natë më parë humbën jetën dy gra në një aksident. Vjehrrë e nuse u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar. Banorët protestojnë për mungesën e sinjalistikës, ndërsa shprehen se ky aks është kthyer në një rrugë vdekje për shkak të aksidenteve të shumta.

Ajo që vihet re në këtë segment rrugor është mungesa e sinjalistikës vertikale. Po ashtu nuk janë vendosur ende mbi kalimet për këmbësorët. Semaforët në të shumtën e kohës janë jashtë funksionit. Banorët kërkojnë që në këtë aks të ketë prezencë të policisë rrugore në mënyrë që të evitohen aksidentet.

Tv Klan






Të ngjashme