Studentët: Masat e qeverisë të pamjaftueshme
Qeveria njoftoi të hënën se fondi i studentëve për përgjysmim apo përjashtim nga tarifat është gati, por studentët shprehen se kjo nuk mjafton për ta ndalur bojkotin.
Ata presin të plotësohen që të gjitha pikat e parashtruara prej 5 Dhjetorit. Pjesa më e madhe e auditorëve vijon të jenë bosh, po ka mes studentëve që duan të rifillojnë mësimin, apo kanë nisur të zhvillojnë leksione.
“Edhe këtë të martë, pjesa më e madhe e studenteve në disa fakultete kanë zgjedhur të bojkotojnë mësimin si në atë Politeknik, Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, atë Ekonomik, Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe n
ë
Inxhinierinë e Ndërtimit”.
Tv Klan