Turizëm i përbashkët me Malin e Zi
Shqipëria dhe Mali i Zi do rrisin bashkëpunimin në fushën e turizmit, kryesisht dhe resortet e skive. Për këtë arsye dy Ministritë e linjës kanë rënë dakord për të dalë me oferta të përbashkëta sa i takon paketave dimërore.
Blendi Klosi:
“Oferta turistike e Shqipërisë dhe Malit të Zi, pothuajse tashmë të jetë e rakorduar edhe të ketë një dakordërsi 100% ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit”.
Qazim Hoxhiq: “
Në 2018 patëm një rritje të shqiptarëve që bëjnë pushimet në Malin e Zi. Por, edhe anasjelltas. Dy vitet e fundit shumë shtetas të Malit të Zi, pushimet verore i kalojnë në Shqipëri”.
Klosi vuri në dukje objektivin e Ministrisë që drejton për të përfshirë Shqipërinë në ofertën e përbashkët turistike të rajonit.
Tv Klan