Romela Begaj përjashtohet për 8 vite


Romela Begaj përjashtohet për 8 vite

15:05 24/01/2019

Romela Begaj përjashtohet për 8 vite nga të gjitha aktivitetet e Peshëngritjes. Dënimi erdhi nga Federata Ndërkombëtare. Peshëngritësja shqiptare që u shpall kampione bote në Anheim të Shteteve të Bashkuara ka rezultuar pozitive në testin e parë dhe të dytë antidoping.

Substanca e përdorur është stanozolol, e cila është medikament sintetik dhe që sipas Agjencisë Botërore të Antidoping nuk mund të merret në mënyrë organike.

Dënimi i rëndë erdhi pasi Begaj nuk e pranoi rezultatin e testit të parë duke kërkuar ribërjen e analizave. Peshën e ndëshkimit e rëndoi edhe fakti që kjo ishte hera e dytë në pak kohë që Romela u kap me doping, madje me të njëjtën substancë.

Ligjërisht Romela Begaj ka mundësinë e ankimimit edhe të këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në Kampionatin Botëror të zhvilluar në SHBA, Romela Begaj, mori dy medalje, ari dhe argjendi, në peshën 69 kg, duke u shpallur kampione bote në stilin e shkëputjes, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta.

Tv Klan






Të ngjashme