Jashtë kontrollit situata në Venezuelë


Jashtë kontrollit situata në Venezuelë

15:10 25/01/2019

Vijon të jetë jashtë kontrollit situata në Venezuelë. Sipas organizatave joqeveritare numri i të vrarëve ka shkuar në 26.

Mijëra dolën sërish në rrugë dhe protestuan kundër regjimit të Maduros.

Shtetet e Bashkuara, megjithatë, nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të kryer një operacion në Venezuelë nëse nuk ndalet cikli i dhunës.

Të enjten, Departamenti i Shtetit urdhëroi personelin e misionit diplomatik në Venezuelë të largohet nga vendi dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë po ashtu të marrin masat për t’u larguar.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme