Digjen natën makinat e biznesmenit
Tre automjete në pronësi të një biznesmeni në Vlorë u dogjën gjatë natës. Makinat ishin të parkuara poshtë pallatit ku jetonte biznesmeni në zonën e Ujit të ftohtë.
Nga të dhënat mësohet se flaka iu vu fillimisht një makine “Smart”, ndërsa më pas u përfshinë nga zjarri edhe dy automjet të tjera, të markave “Audi” e “Landrover”.
Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që të tre makinat përdoreshin nga i njëjti person.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e tre mjeteve dhe të tjerë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Tv Klan