Rizoto “Alla Norma” (Video)


Rizoto “Alla Norma” (Video)

17:10 28/01/2019

Përbërësit:

300 gr oriz carnanoli

50 gr mozzarella

50 gr pomodorini

50 gr salcë domate

50 gr parmixhano

2  patëllxhanë

1 karrotë

1 qepë

1 selino

borzilok

hudhër

vaj ulliri

kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet dhe në të shtojmë karrotë, selino dhe qepë të prera në kubikë. Në një tejtër tenxhere shtojmë vaj dhe e vendosim të nxehet, më pas presim në kubikë patëllxhanin dhe e skuqim duke i bërë me pak miell. Në një tjetër tenxhere hedhim pak vaj ulliri, shtojmë borzilok salcë dhe më pas orizin dhe i përziejmë që të mos ngjisin. Në të njëjtin vaj që skuqëm patëllxhnët, skuqim edhe disa kokrra pomodorini. Pasi skuqim për pak minuta orizin, i shtojmë bulionin e perimeve. Presim disa pomodorini  të freskëta dhe i vendosim në një tas, në të shtojmë edhe borzilok, kripë, piper dhe vaj ulliri. Në tenxheren e rizotos thuajse të përfunduar shtojmë patëllxhanë të skuqur dhe pomodorinit e freskta me borzilok. Pasi e kemi hequr nga soba tenxheren e rizotos i shtojmë pak gjalp dhe djathin e grirë dhe i përziejmë. E shërbejmë të ngrohtë në pjatë dhe shtojmë mbi të djath mozzarella dhe pomodorinit e skuqura.

/tvklan.al






Të ngjashme