Kuskus me fruta deti (Video)
Përbërësit:
200 gr kuskus
200 gr midhje
6 karkaleca
1 kallamar
1 sepje
1 lugë çaji curcuma
1 domate
1 gotë verë
hudhër
kripë dhe piper
Përgatitija:
Në një tenxhere vendosim 200 gram ujë në të cilin shtojmë curcuma. Në një tas vendosim kuskusin, hedhim në të kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i përziejmë. Pasi ngrohim ujin e shtojmë tek tasi ku kemi vendosur kuskusin dhe e mbulojmë me qese kuzhine. Vendosim për disa sekonda në ujë të nxehë domaten për t’i hequr lëkurën, më pas i marrim vetëm pjesën e tulit dhe e presim në kubikë të vogla. Pastrojmë të gjitha frutat e detit, i presim hollë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe me nga një thelp hudhër. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe fillojmë i skuqim fillimisht sepjet, më pas shtojmë kallamarin dhe karkalecat. Pasi skuqen për pak i shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë edhe domaten e prerë në kubikë dhe më pas i hedhim në tasin e kuskusit dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Përbërjen e vendosim në tasa balte dhe e vendosim për pak minuta në furrë dhe shtojmë mbi të farat e domates dhe pak majdanoz dhe është gati për t’u shërbyer.
/tvklan.al