Dvorani tërheq kandidaturën nga Gjykata Kushtetuese
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është tërhequr sot nga kandidimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Në një sqarim të bërë publik, gjyqtari thotë se e ka detyrim Kushtetues të drejtojë Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, pasi është anëtar dhe kryetar i këtij institucioni.
Dvorani thotë se e konsideron veten në konflikt interesi, pasi do të jetë KED që do të filtrojë kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë pas Vetting-ut.
Tv Klan