Tiramisu me gjizë (Video)
Përbërësit:
400 gr gjizë
150 gr pana
170 gr sheqer
70 gr kafe
20 gr kakao
4 kokrra vezë
2 pako biskota savoiard
çokollatë
Përgatitja:
Fillimisht marrim vezët dhe ndajmë të bardhën nga e verdha. Me një mikser rrahim në një tas të verdhat bashkë me sheqerin derisa të formohet një masë homogjene. Më pas te të bardhat e vezëve shtojmë pak kripë sepse fryhet më mirë dhe e rrahim me mikser. Në një tjetër tas bëjmë me mikser panën, e cila duhet të jetë e ftohtë që të fryhet më mirë. Më pas përziejmë në një tas gjizën me të verdhat e vezëve që rrahëm me sheqer, shtojmë panën dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Në fund shtojmë të bardhat e vezëve dhe disa copëza çokollate. Pasi kemi përfunduar kremin, nisim me përgatitjen e tavës. Fillimisht shtrojmë një shtresë nga kremi dhe një shtresë nga biskotat e njomura në kafe, shtojmë sërish krem dhe biskota dhe mbi shtresën e fundit shtojmë pak çokollatë dhe kakao pluhur. Më pas e fusim tavën në frigorifer që ëmbëlsira të mpikset.
/tvklan.al