Mickovski: Kur të vijmë në pushtet do ndryshojmë çka ndodhi


Mickovski: Kur të vijmë në pushtet do ndryshojmë çka ndodhi

15:34 29/01/2019

Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski gjatë një prononcimi në televizionin publik të vendit, në një debat me gazetarët, ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja do të bëjë gjithçka, siç tha, që ta ndryshojë padrejtësinë me Marrëveshjen e Prespës.

“Kur do ta fitojmë besimin e popullit, proceset që janë rezultat i kësaj që ndodhi në periudhën e kaluar, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë, që këto çështje t’i ndryshojmë”.

Kreu i opozitës i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të jashtëzakonshme parlamentare, për ballafaqim sipas tij me qytetarët, për të parë vlerën e politikanëve.

“VMRO-DPMNE-ja fuqimisht është e motivuar dhe e mobilizuar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ku praktikisht do t’i fitojë zgjedhjet, gjithashtu do të fitojë në Ohër, në Novosellë dhe në këtë mënyrë do t’i hapë dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare që presim të ndodhin, nëse jo tani, të paktën në vjeshtë”.

Rreth kërkesave dhe vendimeve të organeve më të larta të opozitës, nga LSDM-ja kanë replikuar se qeveria që e çon vendin në NATO dhe BE, është duke menduar vetëm për ekonominë dhe reformat, por duke shtuar se edhe më tej do të mendojnë për këtë sfidë të opozitës, edhe pse të premten, kur parlamenti grek ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Këshilli Qendror i Socialdemokratëve vendosi që qëndrimin përfundimtar rreth zgjedhjeve të parakohshme ta bëjë publike gjatë javës.

Tv Klan






Të ngjashme