Fenomeni që nuk e pa askush gjatë eklipsit hënor (video)


Fenomeni që nuk e pa askush gjatë eklipsit hënor (video)

19:15 30/01/2019

Javën e kaluar, sikurse ishte paralajmëruar, ndodhi eklipsi i hënës së përgjakur. Miliona njerëz në mbarë botën nxituan për të parë këtë fenomen, por nuk vunë re diçka tjetër që ndodhi në Hënë. Gjatë eklipsit, një meteor u përplas në Hënë dhe shpërtheu me një forcë të madhe, aq sa mund të llogaritet në rreth 1.8 ton dinamit.

Nëse do të kishit qenë të kujdesshëm, në një skaj të Hënës do të kishit parë një shkëndijë. Ka qenë pikërisht përplasja e meteorit në Hënë. Shkencëtarët kanë analizuar pamjet dhe zbuluan se ky asteroid ka shkaktuar në sipërfaqen e Hënës një krater 15 metra.

Meteori nuk ishte tepër i madh. Diametri i tij ishte 30-50 centimetër dhe në momentin që u përplas lëvizte me 13.8 kilometër për sekond. Në sipërfaqen e Hënës përplasen vazhdimisht meteorë të vegjël, mesatarisht 140 të tillë në vit.

/tvklan.al






Të ngjashme