Tronditet Franca
Francë – Së paku 6 persona janë plagosur dhe një tjetër ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave më armë zjarri që kanë ndodhur pasditen e së mërkurës në rrethin e Lupinos në jug të Bastisë.
Sipas mediave franceze, 3 persona janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi një burrë rreth 70 vjeç, hapi zjarr.
Gjithashtu sipas
Le Parisien
mësohet se mes të plagosurve është dhe një polic i cili ka marrë plagë në qafë.
Njësitë e policisë dhe xhandarmëria janë në vendngjarje për të bërë të mundur arrestimin e personit që hapi zjarrin. Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes.
Zona është rrethuar dhe autoritetet vendase apelojnë që të shmaget kalimi në zonën ku ndodhi ngjarja./tvklan.al