Disa muaj nën vëzhgim për t’i kapur

Foto ilustruese

Disa muaj nën vëzhgim për t’i kapur

10:55 31/01/2019

Një operacion i koduar “Vollga” çoi në pranga 4 persona, si pjesë e një grupi që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta. Kështu, në pranga përfunduan B.D., A.T, dhe N.M., të cilët u kapën në flagrancë, si dhe u ekzekutua urdhri i Prokurorisë për ndalimin e A. R. Personave në fjalë iu sekuestruan rreth 5 kilogramë heroinë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona

“, thotë policia në një njoftim për mediat. Po sipas kësaj të fundit, puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, vijon.

Finalizimi i këtij operacioni erdhi si rezultat i një hetimi disa mujor me metoda speciale, nga autoritetet policore të Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti.

/tvklan.al






Të ngjashme