Supë karote (Video)
Përbërësit:
500 gr karota
200 gr patate
100 gr pançetë
20 gr gjalp
2 domate
2 gjethe dafine
1 qepë
1 baguett
Pak trumzë
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Fillimisht qërojmë patatet, karotën dhe qepën dhe i grijmë imët. Më pas në një tenxhere shtojmë vaj, trumzë, qepët, papatet dhe karotat dhe i skuqim bashkë. Pasi i skuqim për pak, shtojmë ujin dhe i lëmë të ziejnë.
Presim në kubikë shumë të vegjël bukën dhe e thekim në një tigan me pak vaj ulliri, shtojmë mbi të kripë, piper dhe trumzë. Pasi theket buka shtojmë pançetë të prerë në kubikë. Supën e përgatitur e bëjmë krem me mikser dhe e shërbejmë me bukën e thekur me pançetë.
/tvklan.al