62-vjeçari kishte zbuluar “thesar” në Urgjencën e spitalit


62-vjeçari kishte zbuluar “thesar” në Urgjencën e spitalit

12:31 02/02/2019

Një burrë duket se e kishte kthyer në rutinë vjedhjen e portofolave të pacientëve, në Urgjencën e Spitalit të Fierit. Megjithatë, falë një hetimi 1 mujor të autoriteteve policore atje, u arrit identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Duke e cilësuar atë si

“një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit”,

policia thotë se në pranga ka përfunduar 62-vjeçari me iniciale N.L, banues në Kuçovë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të G.T., I.D,  dhe A.Gj

“, thuhet në një njoftim për mediat të policisë. Autoritetet thonë se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga 62-vjeçari.

/tvklan.al






Të ngjashme