Një gjeneral në Venezuelë mbështet Guaidon për President


Një gjeneral në Venezuelë mbështet Guaidon për President

08:22 03/02/2019

Një gjeneral në Venezuelë ka shprehur mbështetjen e tij për liderin opozitar, Juan Guaido. Gjenerali Francisco Yanez, komandant i Forcave Ajrore, u ka bërë thirrje forcave të armatosura që t’i kundërvihen Presidentit Nicolas Maduro.

“Nëntëdhjetë për qind e forcave të armatosura të Venezuelës nuk janë me diktatorin, ata janë me popullin e Venezuelës”, tha Yanez, në një video që është shpërndarë në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, në llogarinë e tij në Twitter, komandanti më i lartë i Forcave Ajrore e ka akuzuar gjeneralin Yanez për tradhëti.

Yanez është gjenerali i parë venezuelian që njeh Guaidon, që prej se ai u vetëshpall President më 23 janar. Uashingtoni e ka njohur Guaidon si President legjitim të Venezuelës. Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian pritet që javën e ardhshme ta njohin zyrtarisht Guaidon si President./REL






Të ngjashme