Armatimi i ri i Rusisë shpërqëndron armikun


Armatimi i ri i Rusisë shpërqëndron armikun

11:51 03/02/2019

Ushtria ruse është pajisur me një armatim të ri jo vdekjeprurës, por që shpërqëndron armikun. Arma e re është instaluar deri më tani në dy fregata ruse.

Arma e quajtur “5P-42 Filin” është projektuar për të neutralizuar përkohësisht armikun. Kjo armë, pasi neutralizon kundërshtarët, shkakton disa efekte që bllokon aftësitë e ushtarëve, duke e bërë të pamundur shikimin gjatë natës. Kjo është testuar në një rreze prej 2 kilometrash. Të gjithë ushtarët që përdonin armë të tilla si snajper, pushkë dhe armë automatike, ishin verbuar dhe e kishin të pamundur të shikonin objektivin.

Gjatë testimeve të kryera, 45% e vullnetarëve thanë se kishin pësuar të vjella për shkak të efekteve nga kjo armë e re. Ndërsa 20% të tjerë pësuan halucinacione. Dy fregata të tjera ruse pritet që të pajisen me këtë armatim.

/tvklan.al






Të ngjashme