Rama: Bizneset të sillen si në Perëndim
Zerimi i taksës për makineritë e prodhimit dhe ulja në 6% e TVSH-së nga ana e qeverisë për një sipërmarrës që operon prej 25 vitesh në tregun e grumbullimit të bimëve medicinale në Berat, është edhe një nga arsyet që sipas tij ka ndikuar në rritjen e sasisë së bimëve qe ka eksportuar.
“Nga vjet, sivjet kam arritur në rreth 500 ton. Ndërsa, rritja e sivjetshme në eksporte është 33%”.
Kryeministri Rama premtoi se sipërmarrësit do të kenë të gjithë vëmendjen e qeverisë, por për të përfituar nga fondet duhet të kapin standardet e BE-së.
“Ne e kemi të gjithë vullnetin. Mundësitë e reja janë të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për një volum fondesh shumë të madh, por siç e kemi mësuar nga jeta me Perëndimin ku ti eksporton, duhen letrat mirë të kopsitura, idetë e qarta, strategjia e qartë dhe në fund paratë janë, po para që “hajde se po i hedhim”, s’ka”.
Por edhe ky takim i Kryeministrit nuk kaloi pa batuta.
Rama:
Si je bos?
Biznesmeni: Mirë jeni?
Rama:
Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?
Biznesmeni: Jo, jo nuk kam pasur. Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe…
Rama:
Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?
Biznesmeni: Nuk kam.
Tv Klan