Strudel me proshutë dhe perime (Video)


Strudel me proshutë dhe perime (Video)

15:25 05/02/2019

Përbërësit:

100 gr proshutë e pjekur

100 gr pana

100 gr djath tosti

50 gr djath kaçkavall

2 kunguj jeshilë

1 petë sfolatë

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 patëllxhan

1 vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht lajmë perimet dhe i presim në forma të ndryshme. I vendosim në një tavë dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, rigon, pak hudhër dhe pak rozmarinë. Në një tigan në formë zgare i pjekim të gjitha.

Më pas përgatisim një salcë për perimet e pjekura me gjethe borziloku, pak hudhër, nenexhik, kripë, piper, vaj ulliri dhe pak uthull.

Hapim petën sfoliato dhe e vendosim në një tavë, mbi petë shtrojmë fillimisht proshutën, mbi të patëllxhanët e pjekur, më pas specin e kuq, pak nga salca me borzilok dhe hudhër. Shtojmë gjithashtu kungujt dhe mbi to djathin e tostit dhe më pas e mbyllim petën dhe e lyejmë me vezë. E vendosim në furrë në 200 gradë për 10 minuta.  Më pas përgatisim kremin e djathit. Në një tenxhere të vogël hedhim panën dhe sapo të ngrohet fillojmë shtojmë ngadalë djathin e grirë ndërkohë që edhe i përziejmë. Pasi e heqim nga zjarri kremin e djathit e bëjmë edhe me mikser në mënyrë që kremi të jetë i njëtrajtshëm. Vendosim në pjatë fillimisht kremin e djathit dhe mbi të pak byrek.

/tvklan.al






Të ngjashme