Qofte me spinaq dhe gjizë (Video)


Qofte me spinaq dhe gjizë (Video)

17:55 05/02/2019

Përbërësit:

200 gr spinaq

200 gr gjizë

200 gr galetë

100 gr miell

70 gr borzilok

50 gr grana padano

40 gr bukë e grirë

4 vezë

1 limon

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht në një tigan skuqim qepën e grirë imët dhe pak hudhër, më pas shtojmë spinaqin dhe i skuqim të gjitha bashkë. Pasi e skuqim e vendosim në një sitë për të kulluar të gjitha lëngjet e tepërta dhe e grijmë imët.

Në një tas vendosim gjizën dhe përziejmë, më pas shtojmë djathin e grirë, pak kripë dhe piper, pak bukë të grirë dhe pak lëkurë limoni. Pasi i përziejmë të gjitha bashkë shtojmë edhe spinaqin e grirë. Pasi kemi përgatitur brumin, i bëjmë në formë sferash dhe i kalojmë në miell, vezë e galetë dhe i skuqim.

Për t’i shoqëruar përgatisim majonezë shtëpie. Në një gotë mikseri hedhim një kokërr vezë, lëngun e gjysmë kokrre limoni, kripë dhe piper dhe e bëjmë me mikser. Më pas shtojmë dalë nga dalë vajin dhe disa gjethe borziloku. Vendosim fillimisht majonezën në pjatë dhe më pas qoftet me spinaq dhe gjizë.

/tvklan.al






Të ngjashme