Debate për negociatat në parlament
Lulzim Basha është i bindur se në Qershor Shqipëria do të marrë një tjetër refuzim për çeljen e negociatave. Në parlament, tha se socialistët e kanë marrë këtë mesazh dhe gjatë takimeve të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës në Bundestag.
“ E dini mirë që s’ka negociata me këtë qeveri, hapni rrugë zgjidhjes politike ose ne 16Shkurt do e marrë populli në dorë”.
Përgjigjen e merr nga Taulant Balla. Ai i kujton mesazhin që po nga gjermanët ka marrë për miratimin e Reformës Zgjedhore. I vetmi kusht sipas Ballës për çeljen e negociatave edhe që vete mazhoranca e ka përmbushur duke çuar në Kuvend draftin e kësaj reforme.
“Në Bundestag kemi marrë mbështetjen më të madhe”.
Kreu i grupit socialist u përplas me replika dhe me ish kryeministrin Berisha kësaj here për çështjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë.
Ish kryeministri Berisha ishte protagonist edhe parlament për çështjen që ai vetë denoncoi për rastin e abuzimit në Kavajë të një të miture nga bashkëmoshatarët. Ai akuzon policinë për fshehje krimi, por ministri i Brendshëm hedh poshtë akuzat.
Në rendin e ditës së kësaj seance janë 11 çështje për diskutim dhe miratim mes të cilave 2 dekretet e Presidentit për kthimin e ligjit për Noterinë dhe Kadastrën.
Tv Klan