Apeli lë në burg Hajri Seferin


Apeli lë në burg Hajri Seferin

15:30 07/02/2019

Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi masën “arrest me burg”për Hajri Seferin . Ky i fundit, i cili u arrestua në operacionin”Vol-Vo 4″, dyshohet të jetë një prej krerëve të grupit Avdylajve.

Hajri Seferi ishte një nga personat që është përgjuar më shumë dhe që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Seferi ishte urë lidhëse mes tyre.

Ndërkohë që është lënë në burg edhe Hekuran Hoxha, i arrestuar pak ditë më parë si personi që do trafikonte drogën që do të prodhohej në laboratorin e Hasit.

Tv Klan






Të ngjashme