Sekuestrohen 1.7 ton metamfetaminë


Sekuestrohen 1.7 ton metamfetaminë

09:20 08/02/2019

1.7 ton metamfetaminë sekuestroi policia amerikane në një ngarkesë që ishte drejtuar për në Australi. Operacioni për sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës në SHBA, u krye më 9 Janar në Kaliforni, por lajmi u publikua këtë të premte.

Metamfetmina ishte fshehur brenda qindra njësive kompjuterike. Vlera në treg e saj arrinte në 1.3 miliardë Dollarë australianë, apo 911 milionë Dollarë amerikanë. Policia australiane arrestoi 6 persona, që dyshohet se do të prisnin sasinë gjigante të drogës.

Tv Klan






Të ngjashme