Vlorë, grabitet pika e karburantit
Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë natës në Novoselë të Vlorës. Mësohet sy dy persona të armatosur kanë grabitur pikën e karburantit në qendër të Novoselës. Ata kanë kërcënuar rojën e karburantit duke i marrë xhiron ditore, afro 350 mijë Lekë të vjetra.
Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar të thonë, “nxirr pistoletën”.
Grabitësit kanë thyer xhamin e kabinës ku rrinte roja duke i marrë atij lekët. Policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes.
/tvklan.al