Rama nis fushatën
Edhe pse jo zyrtarisht, socialistët e kanë çelur fushatën e lokaleve të Qershorit nga Bashkia e Korçës. Me një tur, që e ka emërtuar ‘Bashkia që duam’, Edi Rama bëri të ditur se do të rikandidojë Sotiraq Filon.
Duke përdorur si nxitje kërkesën e një ish-protestueseje të këtij qyteti, kundër pedonales së Korçës, Rama i jep përgjigje dhe opozitës për protestën e 16 Shkurtit.
Në përgjigje të pyetjes të së njëjtës qytetareje, Rama premton edhe në Korçë ndërtimin e një stadiumi, edhe pse në radhë do të vijë siç thotë, pas atij të Kukësit.
Në Korçë, Kryeministri bashkëbisedoi dhe me studentë të ekselencës, ku kërkoi që protesta e tyre të mos shuhet, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Më kryesorja sipas tij, është vetting-u i pedagogëve.
Pasdite Rama ka zhvilluar serish një takim me studentët, por me kërkesë të tyre, pa praninë e kamerave.
Tv Klan