Thaçi: Duhen zyrtarizuar kufijtë


Thaçi: Duhen zyrtarizuar kufijtë

20:00 08/02/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk duhet që të lejohet organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovës, të propozuar nga Kryeministri Haradinaj.

Haradinaj kishte kërkuar një konferencë ndërkombëtare për marrëveshje me Serbinë, duke thënë se ndryshe taksa nuk hiqet. Por për Thaçin, kjo do ta kthente shtetin prapa. Ndërsa ka shtuar se zyrtarizmi i kufijve duhet të ndodhë, që të ketë njohje.

“Nuk duhet të lejojmë që të organizohet një konferencë ndërkombëtarë, sepse kjo është shumë e pafavorshme dhe kthen faktorin Rusi në Kosovë. Nuk duhet të lejojmë krijimin e një asociacioni. Ne kemi zgjedhur delegacionin dhe ata kanë nxjerrë një rezolutë. Kanë ndodhur tre takime të delegacionit pa Presidentin dhe unë jam i kënaqur me punën e tyre”.

Thaçi ka thënë se në Washington ka kërkuar që dialogu të vazhdojë pa pezullim të taksës, por një gjë e tillë ai tha se është refuzuar.

“Vendimet e Kuvendit të Kosovës duhet të respektohen nga të gjithë. Është e padrejtë nga ana e Serbisë që të kushtëzojë dialogun. Unë kam kërkuar në Uashington vazhdimi i dialogut pa pezullimin e taksës, por përgjigja ka qenë jo”.

Ndërsa duke folur për deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës për pavlefshmërinë e marrëveshjes së 2013-s për FSK-në, ai tha se me ndryshimin e mandatit të FSK-së, një letër tjetër tashmë është dërguar në Bruksel.

Për vlefshmërinë e kësaj letre ka reaguar edhe KFOR-i. Në një përgjigje për Televizionin Klan, Zyra për Informim e KFOR-it ka sqaruar se nuk ndikohet nga ligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së. Aktualisht NATO është duke rishikuar nivelin e saj të angazhimit me FSK-në.

Tv Klan






Të ngjashme