Përzgjidhen emrat e komisionit të vlerësimit të Vettingut në polici
Përzgjedhja e emrave te Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut për rreth 300 drejtues të lartë në Polici, Gardë e SHÇBA. Më pas në proces do të kalojnë të gjithë punonjësit e policisë. Ligji, sipas Ministrisë së Brendshme, ka për qëllim pastrimin e Policisë së Shtetit nga punonjësit e korruptuar dhe me lidhje të dyshimta kriminale.
Ngritja e këtyre institucione nuk ishte e lehtë pasi u deshën gati dy vite përgatitje që nga nisma ligjore për të larguar nga radhet e policisë zyrtarët me probleme. Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të përbehet nga Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Bërdo. Vettingu për uniformave blu pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3 milionë Euro.
Procesit mund t’i nënshtrohen edhe ish-punojësit e liruar edhe pse ligji nuk lejon pranimin e tyre nesë kanë më shumë së 2 vite që janë larguar nga radhët policisë. Ndërsa shpesh vettingu në polici ka hapur debate të forta politike për shkak se opozita e cilëson si proces të kapur.
Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit:
1. Ana Kapaj
2. Artur Baku
3. Marjeta Gjelaj
4. Sonila Kadareja
5. Viktor Bërdo
Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:
1. Ela Kërka
2. Elda Kuka (Balili)
3. Elida Liko
4. Ledian Rusta
5. Mirela Ujkani (Miti)
Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:
1. Nertila Sadedini (Murati)
2. Bledar Ilia
3. Arta Lleshi
4. Elton Muça
Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:
1. Amarildo Kurti
2. Arta Lleshi
3. Eralda Bajollari
4. Erjena Bashari
5. Erlisa Shkodrani
6. Floris Muho
7. Gent Pejo
8. Gëzim Selmani
9. Ilva Mitro
10. Iva Guçe
11. Klevi Hajdini
12. Marjana Çela
13. Marjeta Përlala
14. Suela Pashaj
15. Laert Elmazaj
Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:
1. Elvira Dabërdaku, inspektor
2. Adriana Meko, inspektor
3. Zamira Gjini, inspektor
4. Alban Laska, inspektor
5. Besnik Hodo, inspektor
Anëtarë zëvendësues janë:
1. Dhimitrulla Spiro, inspektor
2. Vjollca Koçollari, inspektor
Tv Klan