
Albens Vokopola: Si ka ndryshuar sporti i volejbollit në Shqipëri (Video)
Ai është një prej ish-volejbollisitëve të ekipit “17-Nëntori” që njihet sot si ekipi sportiv “Tirana”, i cili nuk ka hequr dorë asnjëherë nga volejbolli.
Albens Vokopola që prej 2015-ës mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Volejbollit Shqiptar. Volejbolli në familjen e tij i ka rrënjët e thella duke filluar që nga vitet 1950, kur babai i tij ka qenë i aktivizuar me ekipin e “Spartakut” të Tiranës. Ai filloi volejbollin në moshën 14-vjeçare dhe familja e tij nuk e ka mbyllur me volejbollin. Vajza e tij e vogël Lidia ashtu si babai i saj ka filluar të luajë volejboll në moshën 14-vjeçare.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Vokopola lidhjen me këtë sport dhe se si ka ndryshuar situata ndër breza.
“Volejbolli ishte dhe mbetet, transmetohet në gene. Filloi nga babai im, i cili ka qenë që nga fillimet e volejbollit. Federata daton më 1974-ën. Po të kthehemi në kohë, volejbolli ndryshonte shumë nga ç’është tani. Në atë kohë ne kemi luajtur edhe jashtë, në ato fushat e zeza, në kushte të mjerueshme nëse i krahason me sot. Por pasioni dhe dëshira nuk na mungonte, me angazhim dhe përkushtim ne arrinim të jepnim lojë të bukur. Stadiumet dikur ishin plot. Volejbolli ka një të veçantë. Në sportet e grupit në skuadër ka një dimension të vogël fushe, 6 veta duhet të luajnë në 81 metra kuadrat. Këto janë të përcaktuara dhe nuk mund të bësh veprime të tjera. Ky është një nga elementet që e bën të veçantë këtë sport. Vitet e fundit interesi i publikut për këtë sport është shtuar, ka më shumë kompeticione dhe rezultate. Mund ta them me kënaqësi në këtë kohë që ne jemi në dy vitete fundit kemi patur rezultate të ekipit kombëtar të të rinjëve që ka dalë nënkampin Ballkani në 2017-ën. Dhe në 2018 kemi patur një arritje historike të ekipit kombëtar për femra që mori një medajle në Europa League”
, tregoi Vokopola.
/tvklan.al