Votohet Ligji për Tokat Bujqësore
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi një nismë ligjore, e cila i hap rrugë dhënies së titujve të pronësisë për 25 mijë dosje të tokave bujqësore. Ligji i ri do t’i japë të drejtën e tokës pronarëve të cilët e shfrytëzojnë atë gjatë dy dekadave të fundit.
Fermerët nuk mund të merrnin dot certifikatën për tokën, pasi në momentin që ajo i është dhënë në vitet 90’ nuk figurojnë të regjistruar në qarkun ku e kanë përfituar pronën, për çështje burokratike.
Moslëshimi i titujve ka bërë që një pjesë e mirë e bujqësisë në Shqipëri të mos jetë formale dhe të mbetet sektori më pak i kredituar.
Tv Klan