Rrëzohet padia e Panuçit ndaj ish-Presidentit Nishani
Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë padinë e trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi ndaj ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Panuçi kërkoi dëmshpërblim 100 mijë Euro nga ish-Presidenti Nishani për shkak të një komenti të këtij të fundit. Nishani e quajti Panuçin
“sharlatan që po shkatërronte atë që ishte ndërtuar”
, pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës ku kuqezinjtë u mundën thellë me rezultatin 3 me 0.
Për shkak të këtij postimi në Facebook, trajneri italian i kombëtares kërkoi 100 mijë Euro dëmshpërblim nga ish-Presidenti Nishani me argumentimin se i është cënuar reputacioni dhe nderi. Kjo padi e tij u rrëzua nga Gjykata e Tiranës.
/tvklan.al