I flet pasqyrës, Elena Kocaqi: Është një autokritikë
Statusi dedikuar vetes në rrjetet sociale, pikërisht në ditën e ditëlindjes e risolli historianen Elena Kocaqi në qendër të mediave. Dhe duke marrë shkas nga ky status drejtuesi i “Zonë e Lirë” Arian Çani e kishte ftuar në emision.
Kocaqi sqaroi se monologu drejtuar vetes në pasqyrë ishte autokritikë dhe sipas saj shumë pak njerëz e bëjnë këtë publikisht. Ajo tha se do të bëj një libër psikologjiko-fizik për të studiuar marrëdhënien me veten për të gjithë njerëzit.
Arian Çani:
Ai ishte narcizëm?
Elena Kocaqi:
Në fakt nuk ka lidhje me këtë. Shumë pak njerëz e bëjnë këtë me veten dhe aq më tepër ta shkruajnë publikisht. Unë jam duke bërë një studim me veten. Për marrëdhënien me veten.
Arjan Curi:
Paradoksi i pasqyrës është shumë i vjetër. Pasqyra në gënjen horizontalisht, por jo vertikalisht.
Elena Kocaqi:
Marrëdhënien me veten ne e shikojmë si qesharake, por në fakt është vendimtare. Asnjë nuk mund të të kuptojë ty më shumë se sa vetja.
Arian Çani:
Pse vendose të ndash këtë vit dy Elenat e tua?
Elena Kocaqi:
Doja të bëja pak qejf për ditëlindjen e Elenës tjetër.
Arian Çani:
Mos ndoshta je pak e zhgënjyer?
Elena Kocaqi:
Është edhe ajo. Jam edhe pak e zhgënjyer nga njerëzit. Realiteti ku jetojmë na lëndon dhe shpesh mundohemi të krijojmë një realitet tonin dhe unë jam shumë e lumtur brenda realitetit tim.
Arian Çani:
Ky është një lloj autizmi.
Elena Kocaqi:
Jo jo. Duhet të mbash autokontollin tek vetja. Është një kritikë që i bën vetes dhe fillon të studiosh veten./tvklan.al