
Elektriciteti në 2040-n
Energjia e rinovueshme do të jetë burimi i parë i furnizimit me elektricitet brenda vitit 2040. Energjia e erës, diellore dhe burime të tjera të gjelbra do t’i japin planetit gati 30% e të gjithë energjisë së konsumueshme, shifër që në Evropë do të arrijë deri në 50. Këto janë parashikimet dhe planet për të ardhmen e afërt sipas një projekti të BP.
Sipas raportit, burimet e pastra aktualisht përmbushin rreth 10% të konsumit të energjisë në shkallë botërore dhe me ritmet aktuale parashikohet që të arrijë në 30% në vitin 2040. Ndërsa e kundërta do të ndodhë me shfrytëzimin e karbonit apo qymyrit, që do të zbresë nga 40% që është aktualisht në 30%.
Ndërsa sa i përket naftës, mendohet se do të vazhdojë të ketë të njëjtën rendësi, madje edhe ngritje në tregje të paktën deri në vitin 2030, për të nisur një zbritje më pas të përdorimit global. Raporti vlerëson se kjo do të ndodhë pikërisht duke u bazuar në skenarin për kalimin e industrive në përdorimin e burimeve alternative.
Klan Plus