Presidenti bën thirrje për vetëpërmbajtje
Tensionet në protestën e opozitës kanë sjellë reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”,
thotë në një reagim të shkurtër kreu i shtetit.
Protesta e thirrur nga opozita përshkallëzoi shumë shpejt në dhunë, përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë hedhur shashka e molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer edhe një prej xhamave të derës së godinës. Nga brenda Kryeministrisë efektivët e policisë kanë hedhur ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar nga hyrja e saj, si dhe gaz lotjellës.
/tvklan.al