Protesta, policia shoqëron Florenc Hoxhën


Protesta, policia shoqëron Florenc Hoxhën

20:03 16/02/2019

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e Policisë Bashkiake të Tiranës.

Nga burimet policore mësohet se Florenc Hoxha është shoqëruar si person i dyshuar për nxitje të dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara Kryeministrisë. Ai po merret në pyetje për të sqaruar këto dyshime.

Ndërkohë, bëhet me dije se janë shoqëruar edhe persona të tjerë për incidentet e së shtunës përpara godinës së Qeverisë.

Burime për tvklan.al thonë se po analizohen filmimet e policisë dhe pritet që orët në vijim të ketë arrestime dhe procedime penale ndaj protestuesve të përfshirë në akte dhune apo dhe ndaj nxitësve e organizatorëve të dhunës. /

tvklan.al






Të ngjashme