Protesta, Rama: Opozita nuk i bëri asgjë qeverisë
Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se është pa program dhe me protestën e ditës së shtunë nuk i bëri asgjë qeverisë.
Por sipas tij, nga kjo protestë u dëmtua Shqipëria pasi dhuna përpara Kryeministrisë u pasqyrua nga të gjitha mediat botërore.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ajo që ndodhi më 16 Shkurt do të përdoret nga eurodeputetët që nuk duan hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“
Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE
“, shkruan Kryeministri Edi Rama. /
tvklan.al
Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë!Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP
— Edi Rama (@ediramaal) February 17, 2019