STOP – EMISIONI 121 (SEZONI 4)
Hitparade i absurdit shqiptar.
Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se mbledhja e grupit parlamentar vendosi unanimisht djegien e mandateve të opozitës. Saimiri dhe Genti dogjën në mënyrë simbolike mandatin.
Në Tiranë, ujërat e lavanterisë po shpërthejnë në sipërfaqje.
Në Mamurras plehrat digjen në kazanët e mbetjeve, që ndodhen në kangjellat e shkollës.
Spitalit të Shkupit po i del tym i zi.
Në Strugë një e moshur ka hipur mbi gomar, për të rregulluar energjinë.
Janë këto disa nga situatat, që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.