“Bomba” me patate (Video)
Përbërësit:
400 gr patate
200 gr miell
16 gr maja birre
1 vezë
Rigon
Borzilok
Vaj për skuqje
Kripë
Piper
Për mbushjen:
100 gr proshutë e pjekur
100 gr mozarella scamorza
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim fillimisht patatet që të ziejnë. Në një tas hedhim miellin, shtojmë një kokërr vezë, erëzat e grira imët dhe e përziejmë derisa të bëhet në formë kokrrizash. Presim në kubikë mozarellën dhe e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri.
Shtypim patatet dhe në to shtojmë majanë, miellin me vezë që bëmë kokrriza dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa të formohet brumi. Më pas e hapim brumin në formë pete dhe e presim me forma rrethore. I mbushim me proshutë dhe mozarella, i mbyllim dhe më pas i skuqim në vaj jo më shumë se 150 gradë.
Për t’i shoqëruar përgatisim një salcë me borzilok. Në një gotë mikseri vendosim fillimisht borzilokun, pak vaj ulliri, djathë të grirë dhe i miksojmë bashkë derisa të formohet salca.
/tvklan.al